Aktualitet

VD-Protesta kombëtare, Lapaj: Secili nga ju të shohë atë që ka në krah si fitimtar!

19 Mars 2022, 10:46 Nga DOSJA
VD-Protesta kombëtare, Lapaj: Secili nga ju të shohë atë

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj kërkoi nga secili prej të pranishmëve në protestë që të shikonin atë që kanë pranë dhe ta shohin se ai është fitimtar! Kjo ishte një pjesë nga fjalimi motivues i Lapajt, organizatorit të protestës, i cili shtoi se ai nuk do të largohet nga protesta. Më tej, avokati tha se fitorja më e madhe e protestuesve është mbledhja e tyre dhe rezultati që kanë mundur të krijojnë.


Është protestë për dinjitetin, për familjen tonë, për gjyshërit tanë, që fëmijët të mos ikin nga vendi. Ky shesh këta qytetarë kanë arritur për herë të parë të bashkojnë vullnetin, duke detyruar që ta ulin cmimin e naftës. Ata munden më shumë, ato nuk janë lekët e tyre, janë tuajat. Ndaj kurajo, ne i detyruam të ulin cmimin, ne po i detyrojmë që të krijojnë borde, pavarësisht përkatësimeve ne fitojmë. Fitorja më e madhe nuk janë lekët e karburantit, është mbledhja jonë, ata nuk mund të ndalen. Ndaj secili nga ju të shohi atë që ka në krah si fitimtarë, si qëndrestarë. Protestën nuk e lë Adriatiku, e mbani ju. Na takon që të qëndrojmë, është detyrimi jonë. Unë di të them, bashkë me kolegët jemi munduar që të organizojmë dhe të bëjmë maksimumin.’– tha Lapaj.

LAJMI KRYESOR: Protestë kombëtare! Paralajmërimi: Qëndrojmë 24 orë në shesh nëse s’na plotësohen kërkesat

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llapaj proteste kunder rritjes se cmimeve adriatik llapaj proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll