Aktualitet

Protestuesi: Po na shtrëngohet litari në fyt, nuk blejmë dot asgjë me 10 mijë lekë!

19 Mars 2022, 12:30 Nga DOSJA
Protestuesi: Po na shtrëngohet litari në fyt, nuk blejmë dot

TIRANË– Një person me aftësi të kufizuara i është bashkuar protestës kundër rritjes së çmimeve në vend. I ulur në karrigen me rrota, ai tha se jeta po bëhet më e vështirë së kurrë. Teksa komentonte paketën e rezistencës sociale të prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama, ai tha disa grupe nuk përfitojnë asgjë.

“Kam ardhur edhe herë të tjera, kam marrë pjesë në protestë, jeta po bëhet cdo ditë e më e vështirë, jo më shtresa jonë në nevojë. Paketa që ka shpallur ky është e pamjaftueshme për ne, disa grupe e perfitojnë, disa asnjë cent. Ne s’do përfitojmë asnjë gjë. Une do rri, do bëj pauza dhe do kthehem përsëri. Çmimet kanë filluar me kohë, se e bëj pazarin vetë, me 10 mijë lekë dhe nuk blen dot gjë, janë prek frutat zarzavatet. Ne si kemi blerë asnjëherë produktet, por litari po na shtrëngohet në fyt. Jemi një shtet që të merr taksa. Është turp të thuash që është shtet, nuk jemi të mbrojtur,”- u shpreh ai.

LAJMI KRYESOR: Protestë kombëtare! Paralajmërimi: Qëndrojmë 24 orë në shesh nëse s’na plotësohen kërkesat

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll