Aktualitet

VD-Qytetarja: Dy llogari me ministreshat, në Europë shkon në punë si ZONJË, këtu shypesh

19 Mars 2022, 10:54 Nga DOSJA
VD-Qytetarja: Dy llogari me ministreshat, në Europë shkon në

TIRANË– Një prej qytetareve e cila ishte e pranishme në protestën kombëtare, kërkoi të fliste për deklaratat e ministres së Qeverisë Rama, Delina Ibrahimajt dhe Belinda Ballukut. Ajo tregoi të gjithë rrugëtimin që bën për të shkuar në punë, që nga dërgimi i fëmijëve në kopësht e deri tek vajtja në punë me autobus.


Unë dua t’i përgjigjem dy ministreshave, dua të bëj disa llogari me to. Ibrahimaj tha se me 130 euro s’jemi të varfër, Balluku tha se s;duhet të marrim makinat. Unë do të doja të isha qytetare normale europiane, të merrja autobusin dhe për 5 minuta të më çonte në punë, pa humbur orë nga jeta. Do merrja qenin, do lexoja në tren, si zonjë do shkoja e pastresuar në punë, por cfarë ndodh kur përdor transportin publik këtu. Unë ngrihem herët, marr makinën e coj fëmijën në kopësht, pastaj marr autobusin në Kamëz, bëj segmentin aty të Dogana, në trafik, mbërrij në orën 8:30 në punë, nuk e di a i intereson zonjës Ministre se unë harxhoj 2 orë për të shkuar në punë.’- tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Protestë kombëtare! Paralajmërimi: Qëndrojmë 24 orë në shesh nëse s’na plotësohen kërkesat

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll