Aktualitet

VD-“Amaneti”, kënga e grupit Troja që ngre sot protestuesit në këmbë: Diellin ma kanë ndal!

19 Mars 2022, 11:59 Nga DOSJA
VD-“Amaneti”, kënga e grupit Troja që ngre sot

TIRANË– ‘Amaneti i Clown-it’ është një prej këngëve që ka ndezur sot sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Mes mijëra protestuesve në sfond dëgjohej kënga e grupit Troja që tregonte jetën reale në Kosovë pas luftës. Pikërisht vargjet e kësaj kënge, siç duket ngjasojnë shumë edhe me situatën në Shqipëri sot, ku kërkohet ulja e çmimeve ose rënia e qeverisë dhe largimi i kësaj klase politike.

Teksti i këngës:

Janë do vjet që kanë kalue neper mue 

 Mrena n’shpirt me forcë po më shtyn me thanë.. 

Kush janë këta njerz që s’janë shkollue 

Nuk kan msu qe njeri nuk ban 

Shpin e vet me vjedh 

Janë do fjal që nuk po muj me i thanë 

Janë kta njerz qe kan teprue 

Shumë kanë kushtu rrenat e tyne 

 Janë tu m`qu atje ku veten nuk muj ma me gjet 

 Edhe sa vjet duhet me shkue 

Me i duru kta njerz qe krejt forcen ma kan marr 

Janë kta njerz që trunin ma kanë la 

Janë kta njerz që vet nuk muj me i

Kisha dasht diqka me ndrrue 

Te kta njerz qe diellin diellin ma kan nal 

Sa shum vjet kam andrrue 

Kam besue..

zotit ju kam lut dielli me dal 

Po jan kta njerz qe diellin ma kan nal 

Jan kto vjet qe kurr nuk muj me i marr

LAJMI KRYESOR: Protestë kombëtare! Paralajmërimi: Qëndrojmë 24 orë në shesh nëse s’na plotësohen kërkesat

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll