Aktualitet

Qytetari: Ai 30 mijë lekëshi i vjetër, na revolton, tallje e Ramës

19 Mars 2022, 10:59 Nga DOSJA
Qytetari: Ai 30 mijë lekëshi i vjetër, na revolton, tallje e

TIRANË– Mijëra qytetarë janë mbledhur në protestën e dytë kombëtare kundër rritjes së çmimeve. Të shumtë në numër në këtë protestë, janë edhe pensionistët, të cilët duket se janë edhe shtresa më e prekur nga rritja e çmimeve të kohëve të fundit. Disa prej tyre, duke folur për mikrofonin e SYRI TV, janë shprehur edhe për paketën e krizës së Edi Ramës dhe shumë prej 30 mijë lekësh të vjetra që ka dhënë ai për pensionistët.

‘Ai 30 mijë lekëshi i vjetër më revolton më shumë, ai është tallje, nuk mund të tallet. Ne nuk kemi nevojë për lëmoshë’, është shprehur njëri prej tyre. Edhe një tjetër prej protestuesve i është bashkuar këtij mendimi, duke shprehur se janë më të prekurit dhe se pensioni nuk po i del për të blerë asgjë.

Marrë nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll