Bota

‘Pra, ne kemi pushtuar TikTok-un’, Zelensky merr lajmin e mirë gjatë vizitës në spital

18 Mars 2022, 12:28 Nga DOSJA
‘Pra, ne kemi pushtuar TikTok-un’, Zelensky merr lajmin e mirë

UKRAINË-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky takoi një adoleshente të plagosur në një spital dhe mësoi se ai ishte një yll në aplikacionin popullor të ndarjes së videove TikTok.

Sipas mediave të huaja, 16-vjeçarja u plagos gjatë sulmit me granatime teksa po largohej nga qyteti Vorzel, pranë kryeqytetit Kiev.

“Të gjithë ju mbështesin në TikTok,” i tha vajza, e identifikuar si Katya Vlasenko, udhëheqësit ukrainas.

Pra, ne kemi pushtuar TikTok,” e pyeti Zelensky me një buzëqeshje në fytyrën e tij.

Të gjithë flasin për ty, gjithçka është për ty,” u përgjigj ajo.

Presidenti ukrainas më pas i dhuroi vajzës një tufë me lule të bardha dhe rozë dhe ajo u shtri në shtrat. Sipas zyrës presidenciale, Katya mbuloi me trupin e saj vëllain e saj më të vogël 8-vjeçar, Ihor, gjatë bombardimeve ruse në luftën në Ukrainë ndërsa ata iknin nga vendlindja e tyre. Adoleshentja ka marrë plagë nga predha dhe babai i saj e ka çuar në krahë vajzën e plagosur në spital.

Udhëheqësi ukrainas vlerësohet globalisht për guximin e tij në mes të sulmit rus. Zelensky refuzoi ofertën e SHBA për t’u larguar nga vendi, duke u zotuar të qëndrojë prapa dhe të luftojë.

Shtëpia e Bardhë mbajti një takim virtual në Zoom me yjet kryesorë të TikTok për luftën në Ukrainë. Zyrtarët amerikanë kërkuan nga figurat e njohura të internetit që t’i ndihmonin ata të largonin lajmet e rreme për konfliktin. Nuk është e qartë nëse ndonjë nga ndikuesit e TikTok është paguar për shërbimet e tyre. Raportet thonë se ata u afruan për shkak të punës së tyre me një organizatë jofitimprurëse të quajtur Gen Z for Change.

LAJMI KRYESOR/Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota katya vlasenko lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky katya vlasenko lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll