Bota

Deputetja ukrainase: Qëllimi i Putinit është të ndërtojë një perandori ruse

18 Mars 2022, 12:02 Nga DOSJA
Deputetja ukrainase: Qëllimi i Putinit është të

UKRAINË– Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe do të vazhdojë të pushtojë vendet e tjera evropiane, ka paralajmëruar një deputete ukrainase.

Lesia Vasylenko e krahasoi situatën aktuale me atë kur Hitleri sulmoi Poloninë në 1939.

“Njerëzit në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar ishin ulur gjithashtu dhe thoshin ‘kjo ka të bëjë me ata dhe jo për ne, është shumë larg. Ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Në thelb këtu është saktësisht e njëjta gjë.”-tha ajo.

Ajo tha se Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe se të dhëna nga disa gazetarë pranë tij po flasin për të shkuar më tej dhe për të krijuar një zhurmë të madhe në Evropë.

Qëllimi i Putinit është të ndërtojë një perandori ruse më të madhe se çdo gjë që bota ka parë më parë”.-shtoi ajo.

Duke thënë se ai po frymëzohet nga Stalini dhe Hitleri, ajo tha se sa më shpejt Putini të përmbahet brenda Rusisë, aq më mirë për të gjithë botën. Udhëheqësit perëndimorë deri më tani kanë refuzuar të ndërhyjnë duke vënë trupat në kontakt të drejtpërdrejtë me forcat ruse, duke argumentuar se kjo do të rezultonte në një luftë të gjithanshme midis Rusisë dhe Perëndimit.

LAJMI KRYESOR/Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lesia vasylenko lufta ukraine-rusi vladimir putin lesia vasylenko lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll