Bota

Bullgaria shpall ‘non grata’ 10 diplomatë rusë

18 Mars 2022, 11:07 Nga DOSJA
Bullgaria shpall ‘non grata’ 10 diplomatë rusë

BULLGARI– Bullgaria shpalli persona non grata 10 diplomatë rusë të akredituar në Sofje. Ata kanë 72 orë kohë për t’u larguar nga vendi.

Vendimi u mor me propozimin e autoriteteve kompetente të Republikës së Bullgarisë, në koordinim me Kryeministrin Kirill Petkov, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Vasilв Georgiev ia dorëzoi notën verbale Ambasadores Eleonora Mitrofanova.

Sipas informacionit të organeve kompetente, këta punonjës të Ambasadës së Federatës Ruse kanë kryer në territorin e Republikës së Bullgarisë aktivitete të papajtueshme me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bullgari lufta ukraine-rusi bullgari lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll