Art&Argëtim

Sarah Berisha tregon arsyen e zënkave me DJ PM: S’i pëlqen kur dal me bark jashtë

17 Mars 2022, 11:16 Nga DOSJA
Sarah Berisha tregon arsyen e zënkave me DJ PM: S’i pëlqen kur

TIRANË- Blogerja Sarah Berisha në një intervistë ka treguar se cilat janë zënkat më të shpeshta mes saj dhe Pajtim Krasniqit. Blogerja, ishte e ftuar në emisionin “Pardo My French”, ajo u shpreh se DJ PM shpesh e kritikon për veshjet që ajo zgjedh. Pasi duket se nuk është dakord me ato që ekspozojnë më shumë format trupore. 

“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Për shembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri,”-tha Sarah.

Çifti u njohën në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe vazhdojnë ta mbajnë lidhjen edhe jashtë. Ata shpesh shfaqen të lumtur përkrah njëri-tjetrit në fotot që postojnë në rrjetet sociale. Duket që çifti po e shijojnë akoma romacën pas mbarimit të programit.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz dj pm sarah berisha dj pm sarah berisha

Sondazh

Poll