Aktualitet

‘Është djersa ime’, gruaja përlotet pasi gjeti shtëpinë e shembur pas daljes nga burgu

17 Mars 2022, 19:53 Nga DOSJA
‘Është djersa ime’, gruaja përlotet pasi gjeti

TIRANË- Një zonjë ka ndarë historinë e saj të trishtë ku ju shemb shtëpia teksa ajo vuante një dënim në burg për drogë.

Erfane Dyrmishi rrëfeu për “Shqipëria Live” se pasi doli nga burgu ajo e gjeti shtëpinë e shembur dhe të kthyer në një kantier ndërtimi.

Dyrmishi u arrestua për drogë dhe për këtë arsye ajo u dënua me dy vite burg, të cilat ajo pretendon se i ka bërë padrejtësisht.

Droga nuk ishte e imja”, u shpreh Erfanja.

Pasi doli nga burgu ajo u çudit kur shtëpia e saj ishte shembur dhe ishte kthyer në vend ndërtimi.

Më dhemb djersa ime, 27 vite aty. Kam punuar e kam ngjeshur e kam mbushur me dhe, aty më vdiq fëmija, motra dhe nënën se mora dot se dinte që më ishte prishur shtëpia”, tregoi ajo në lot.

Ajo ka paraqitur kërkesat e saj në institucionet përkatëse por ende nuk ka marrë një përgjigje dhe ndaj kërkon drejtësi duke kërkuar që të shihen ligjet dhe të ndërpriten punimet në truallin e saj.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erfane dyrmishi erfane dyrmishi

Sondazh

Poll