‘Mes të vdekurve është edhe një shtetas amerikan’, Departamenti i Shtetit konfirmon lajmin
17 Mars 2022, 18:39Nga DOSJA
UKRAINË- Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë me emrin James Whitney Hill, por nuk komentoi më tej rrethanat e vdekjes së tij.
Më herët sot, policia rajonale e Chernihiv tha se autoritetet po dokumentonin pasojat e bombardimeve të armikut të civilëve në Chernihiv qendror.
”Sot pushtuesit filluan sërish një sulm të rëndë me artileri kundër civilëve të paarmatosur. Ka të vdekur dhe të plagosur. Mes të vdekurve është edhe një shtetas amerikan.”-thuhej në një postim në Facebook.
Më shumë se 50 njerëz vdiqën në sulmin në Chernihiv, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm ukrainas. Më herët sot, guvernatori i Chernihiv, Viacheslav Chaus, tha se qyteti ka përjetuar “humbje dhe shkatërrim kolosal” mes bombardimeve të pamëshirshme nga artileria dhe sulmet ajrore ruse. Chaus u tha transmetuesve ukrainas se 53 persona u vranë në qytet vetëm nga forcat ruse të mërkurën.
”Qyteti nuk ka njohur kurrë humbje dhe shkatërrime të tilla makthi, kolosale.’‘-tha ai.
SHBA- Dhoma e SHBA sapo miratoi një projekt-ligj që pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, përpjekja e fundit e ligjvënësve amerikan...
SHBA– Përpara takimit së presidentit amerikan Joe Biden të premten me Xi Jinping të Kinës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Kina mban &...
UKRAINË- Granatimet ruse kanë goditur tregun gjigant Barabashova të Kharkiv, duke shkaktuar një seri zjarresh, sipas zyrtarëve në qytetin lindor të Ukrainë...
SERBI- Deklarata e presidentit të SHBA-Së, Joe Biden për Putin të cilin e quajti ‘kriminel lugte’ janë ofenduese për Rusinë sipas ministrit të Punëv...
UKRAINË- Detaje rrëqethëse të grave të moshuara të pambrojtura që përdhunohen dhe ekzekutohen nga ushtarët rusë janë zbuluar nga deputetet ukrainase që po ...
Rusia është akuzuar nga Britania, SHBA, Franca, Shqipëria, Irlanda dhe Norvegjia për krime lufte në Ukrainë, pasi Parisi pretendonte se Vladimir Putin vetëm po ...
UKRAINË- Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace ka thënë se dikush e telefonoi sot, duke pretenduar se ishte kryeministri ukrainas.Wallace shtoi s...
Presidenti Joe Biden njoftoi 800 milionë dollarë ndihma të reja në fushën e sigurisë për Ukrainën për t’u mbrojut kundër agresionit rus, përveç 200 milio...