Bota

Blinken: Biden do të bëjë të qartë se Kina ka përgjegjësi për çdo veprim që mbështet Rusinë

17 Mars 2022, 19:36 Nga DOSJA
Blinken: Biden do të bëjë të qartë se Kina ka

SHBAPërpara takimit së presidentit amerikan Joe Biden të premten me Xi Jinping të Kinës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Kina mban “përgjegjësi” për të përdorur ndikimin e saj me presidentin rus Vladimir Putin për të ndalur luftën në Ukrainë.

Në një fjalim televiziv, Blinken tha se Kina duhet të përdorë ndikimin e saj ndërkombëtar për të ushtruar presion mbi Kremlinin, duke shtuar se vendi po përpiqet ta portretizojë veten si një shtet neutral.

Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha kombeve, veçanërisht atyre me ndikim të drejtpërdrejtë me Rusinë, që të përdorin çfarëdo levash që kanë për të detyruar Moskën t’i japë fund kësaj lufte të zgjedhur. Ne besojmë se Kina në veçanti ka një përgjegjësi për të përdorur ndikimin e saj me Presidentin Putin dhe mbrojë rregullat dhe parimet ndërkombëtare që ajo pretendon se i mbështet”,- tha Blinken.

Ai tha se do t’ia bëjë të qartë qeverisë kineze se do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim që ajo ndërmerr në mbështetje të agresionit rus.

Në vend të kësaj, duket se Kina po lëviz në drejtim të kundërt duke refuzuar të dënojë këtë agresion, ndërsa kërkon të portretizojë veten si një arbitër neutral. Dhe ne jemi të shqetësuar se ata po konsiderojnë të ndihmojnë drejtpërdrejt Rusinë me pajisje ushtarake për t’u përdorur në Ukrainë. Presidenti Biden do të flasë me presidentin Xi nesër dhe do t’i bëjë të qartë se Kina do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim që ndërmerr për të mbështetur agresionin e Rusisë dhe ne nuk do të hezitojmë të vendosim kosto“, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë!Bomba në strehimore dhe teatro në Kiev, Biden akuzon Putin: Kriminel lufte

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken lufta ukraine-rusi xi jinping antony blinken lufta ukraine-rusi xi jinping

Sondazh

Poll