Biden e quajti ‘kriminel lufte’, Vulin i del në mbrojtje Putinit: Është lider demokratik
17 Mars 2022, 19:16Nga DOSJA
SERBI- Deklarata e presidentit të SHBA-Së, Joe Biden për Putin të cilin e quajti ‘kriminel lugte’ janë ofenduese për Rusinë sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin.
“Të gjykosh pa gjyq dhe të akuzosh pa aktakuzë tashmë është krim. Ne serbët e dimë më mirë se kushdo se si është kur gjykohesh nga xhelatët. Prandaj, askush nuk ka qenë përgjegjës për agresionin e NATO-s ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë. Vendet që vranë ligjin ndërkombëtar në vitin 1999 nuk kanë të drejtë të thirren në ligjin ndërkombëtar në vitin 2022”, tha ministri.
Vulin theksoi gjithashtu se Vladimir Putin është lideri i zgjedhur në mënyrë demokratike i një shteti sovran.
Më herët, një korrespodent i Fox News e pyeti Biden nëse është gati ta emërojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ‘’kriminel lufte ” ku udhëheqësi amerikan fillimisht tundi kokën negativisht dhe doli nga dhoma, por më vonë u kthye dhe ndryshoi përgjigjen në po.
Shërbimi i Lajmeve Publike raportoi më parë se Dmitry Peskov sekretari i shtypit presidencial i Rusisë të enjten, më 17 mars, gjatë konferencës tradicionale me gazetarët e quajti deklaratën e pafalshme të liderit amerikan, Joe Biden për Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Detaje rrëqethëse të grave të moshuara të pambrojtura që përdhunohen dhe ekzekutohen nga ushtarët rusë janë zbuluar nga deputetet ukrainase që po ...
Rusia është akuzuar nga Britania, SHBA, Franca, Shqipëria, Irlanda dhe Norvegjia për krime lufte në Ukrainë, pasi Parisi pretendonte se Vladimir Putin vetëm po ...
UKRAINË- Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace ka thënë se dikush e telefonoi sot, duke pretenduar se ishte kryeministri ukrainas.Wallace shtoi s...
Presidenti Joe Biden njoftoi 800 milionë dollarë ndihma të reja në fushën e sigurisë për Ukrainën për t’u mbrojut kundër agresionit rus, përveç 200 milio...
UKRAINË–Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot ka folur përmes një video-lidhjes para Parlamentit gjerman në Berlin. Zelensky ka përsëritur thi...
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një letre i ka kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden që ta ndihmojë atë në anëtarësimin në NA...