Bota

Kosova kërkon ndihmë të menjëhershme nga Biden për t’u anëtarësuar në NATO

17 Mars 2022, 17:47 Nga DOSJA
Kosova kërkon ndihmë të menjëhershme nga Biden për

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një letre i ka kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden që ta ndihmojë atë në anëtarësimin në NATO, një anëtarësim që është bërë i domosdoshëm, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Në një letër drejtuar presidentit amerikan, homologu i Kosovës, Osmani paralajmëron përpjekjet e Moskës për të “destabilizuar” Kosovën dhe rajonin e brishtë të Ballkanit.

Aderimi i Kosovës në NATO është bërë i domosdoshëm. Ne shprehim shpresën dhe pritshmërinë tonë se Shtetet e Bashkuara do të përdorin lidershipin dhe ndikimin e tyre për të mbështetur dhe avancuar në mënyrë aktive procesin kompleks të anëtarësimit në NATO për Kosovën.”-shkruan Osmani.

Presidentja e Kosovës shpjegoi se territori i vendit ishte i ekspozuar ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të dëmtuar dhe destabilizuar të gjithë Ballkanin Perëndimor. Letra është dërguar javën e kaluar.

“Kosova është vendi më proamerikan dhe më pro NATO-s në botë”, ka shtuar presidenti i Kosovës.

Kosova, e cila menjëherë ra në anën e sanksioneve perëndimore kundër Moskës, është zotuar të pranojë mijëra refugjatë ukrainas, pavarësisht faktit se Kievi nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kishte kërkuar tashmë NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të Prishtinës në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe në bllokun evropian.

Moska e kundërshton fuqishëm luftën e Kosovës dhe forcave serbe, të cilët u dëbuan në vitin 1999 nga një fushatë bombarduese e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA. Ashtu si Beogradi, Moska nuk e njeh Kosovën, duke e ndaluar atë të hyjë në Kombet e Bashkuara.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova ne nato vjosa osmani leter biden kosova ne nato vjosa osmani leter biden

Sondazh

Poll