Bota

Marrëveshja e paqes me Kievit dhe Kremlinit po hartohet nga një grup avokatësh

17 Mars 2022, 16:09 Nga DOSJA
Marrëveshja e paqes me Kievit dhe Kremlinit po hartohet nga një grup

UKRAINË– Një marrëveshje paqeje midis Kievit dhe Moskës është duke u hartuar nga avokatët, por një përparim varet nga pranimi i armëpushimit nga Kremlini, ka thënë ministri i mbrojtjes i Ukrainës, ndërsa qeveria franceze akuzoi Rusinë se ‘pretendon’ se po negocion.

Oleksii Reznikov, i cili ka udhëhequr delegacionin ukrainas në negociata, tha se puna teknike po përparonte, por se Rusia duhej të ndalonte granatimet e saj që të ishte i mundur çdo kompromis.

Duke folur përmes video-lidhjes me eurodeputetët në komitetin e punëve të jashtme dhe nënkomitetin e sigurisë dhe mbrojtjes, Reznikov tha se udhëheqësit ndërkombëtarë, si kryeministri izraelit Naftali Bennett, po përpiqeshin të ndërmjetësonin, por duket se Rusia do të duhej të detyrohej në negociata reale.

Natyrisht, para së gjithash gjatë negociatave do të flasim për një armëpushim, për korridoret humanitare, për sigurimin e popullatës civile me evakuim, me ujë, me ushqim dhe ndoshta më vonë mund ta nënshkruajmë këtë marrëveshje për paqen.”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë!Bomba në strehimore dhe teatro në Kiev, Biden akuzon Putin: Kriminel lufte

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi naftali bennett oleksii reznikov bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi naftali bennett oleksii reznikov

Sondazh

Poll