Bota

Tsavusoglu: Takimi Putin-Zelensky është i mundur nëse arrihet një marrëveshje

17 Mars 2022, 16:44 Nga DOSJA
Tsavusoglu: Takimi Putin-Zelensky është i mundur nëse arrihet

UKRAINË- Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Tsavusoglu u takua me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba në Lviv, një ditë pas vizitës së tij në Moskë, ku u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. 

Nëse arrihet një marrëveshje për çështjet për të cilat ne shohim një afrim, ekziston mundësia që dy liderë të bashkohen“, -tha Tsavusoglu, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit ukrainas Volodymyr Zelensky. 

Tsavusoglu tha gjithashtu se shpresat e tij për një armëpushim u rritën pas takimit me të dyja palët, megjithëse është e vështirë të flitet për këtë kur bëhet fjalë për luftën. Ai tha se Ukraina kishte sugjeruar Turqinë dhe Gjermaninë si vende garantuese në një “marrëveshje kolektive të sigurisë” të propozuar.

Tsavusoglu tha gjithashtu se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan foli me Putin të enjten.  Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdogan përsëriti ofertën e tij për të pritur Putinin dhe Zelenskyn në Stamboll ose Ankara gjatë bisedës së tij telefonike me Putinin, duke thënë se konsensusi për disa çështje mund të kërkojë bisedime në nivel lidershipi”.

Presidenti turk theksoi gjithashtu nevojën e vlerësimit të situatës humanitare në terren dhe të korridoreve humanitare për të funksionuar efektivisht në të dy drejtimet.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë!Bomba në strehimore dhe teatro në Kiev, Biden akuzon Putin: Kriminel lufte

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry kuleba lufta ukraine-rusi mevlut tsavusoglu dmitry kuleba lufta ukraine-rusi mevlut tsavusoglu

Sondazh

Poll