Bota

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sistemin e mbrojtjes raketore ‘Sky Saber’ në Poloni

17 Mars 2022, 15:55 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sistemin e mbrojtjes raketore

BRITANI- Britania do të vendosë sistemin e saj raketor Sky Saber në Poloni, tha ministri i saj i mbrojtjes të enjten gjatë një vizite në Varshavë, ndërsa NATO po lëviz për të forcuar sigurinë e krahut të saj lindor në funksion të pushtimit rus të Ukrainës.

Britania ka thënë më parë se sistemi i mbrojtjes raketore ka aftësinë të godasë një objekt me madhësi të topit të tenisit që udhëton me shpejtësinë e zërit.

Ne do të vendosim në Poloni sistemin e raketave anti-ajrore me rreze të mesme veprimi Sky Saber me rreth 100 personel për t’u siguruar që ne të qëndrojmë përkrah Polonisë, duke mbrojtur hapësirën ajrore të saj nga çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia,” tha Ben Wallace në një konferencë shtypi.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik, Boris Johnson tha se sistemi raketor po vendosej pas një kërkese nga qeveria polake dhe do të mbetet nën kontrollin e forcave britanike në çdo kohë.

“Është, si gjithmonë, një aftësi thjesht mbrojtëse që ne po ia ofrojmë Polonisë në baza dypalëshe,” tha zëdhënësi.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë!Bomba në strehimore dhe teatro në Kiev, Biden akuzon Putin: Kriminel lufte

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ben wallace boris johnson lufta ukraine-rusi sky saber ben wallace boris johnson lufta ukraine-rusi sky saber

Sondazh

Poll