Art&Argëtim

Bullizoi online të dashurin e ish-gruas së tij! Kanye West pezullohet 24 orë nga Instagrami

17 Mars 2022, 08:16 Nga DOSJA

SHBA- Reperi Kanye West u pezullua nga Instagram për 24 orë. Ai u pezullua përkohësisht nga Instagrami pasi ai sulmoi ish-gruan e tij, yllin Kim Kardashian, dhe të dashurin e saj komedianin Pete Davidson në internet. Sipas Daily Mail, një zëdhënës i Metës, kompanisë që zotëron platformën e mediave sociale, tha se postimet e reperit shkelnin politikat e tyre për gjuhën e urrejtjes, ngacmimin dhe bullizmin.

Reperi gjithashtu ka vënë në shënjestër drejtuesin e talk show-t, Trevor Noah, i cili tha se sherri në internet mes ish-çiftit mund të bëhej i dhunshëm dhe ishte i tmerrshëm për t’u pare. Llogaria e West do të pezullohet për 24 orë, që do të thotë se ai nuk mund të postojë përmbajtje, të komentojë postime ose të dërgojë mesazhe direkte.

Reperi u pa i buzëqeshur dhe në dukje i gëzuar të mërkurën mbrëma teksa ndoqi një ndeshje mes Golden State Warriors dhe Boston Celtics në San Fransisco me Saint-in gjashtëvjeçar. Reperi aktualisht është në një betejë për kujdestarinë me ish-gruan e tij. Të martën, u raportua se avokati i West po kërkon të vendosë marrëveshje formale për kujdestarinë midis Kanye dhe Kim-it.

Që tani, Kardashian po e lejon West që të kalojë kohë me fëmijët sa herë që është në qytet dhe dëshiron, për sa kohë që ata nuk janë tashmë të zënë.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian pete davidson kanye west kim kardashian pete davidson

Sondazh

Poll