Politike

Ç’po ndodh? Gjermania s’e njeh Bashën, zyrtari i lartë shmang takimin me të e Berishën

17 Mars 2022, 11:50 Nga DOSJA
Ç’po ndodh? Gjermania s’e njeh Bashën, zyrtari i

TIRANË- Zhvillimet e brendshme në PD po ndikojnë jo pak edhe ndërkombëtarët. Bëhet fjalë për gjermanët aty ku PD-ja ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të veçantë kryesisht me CDU-në. Por kësaj here nuk behet fjale për lobime apo njohje personale mes deputetesh. Në Tiranë ka mbërritur i Dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin. Ambasada gjermane në Tiranë njofton se Sarrazin do të zhvillojë bisedime me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhacka.

Rama dhe Xhaçka janë dy emrat e konfirmuar, ndërsa në njoftim vihet re se i dërguari gjerman nuk ka emër tjetër të përcaktuar por thuhet në parim se, “ai do të takojë deputetë, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë”. Ai do të marrë pjesë gjithashtu në konferencën rajonale “Balkan Dialogues”.

Burime për gazetën “Si” konfirmuan se i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane do të zhvillojë një takim jo me Bashën, por me nënkryetarin e PD-së, Enkelejd Alibeaj. Nuk dihen arsyet se pse Basha nuk do të jetë vetë në takim. Të paktën deri mesditën e të enjtes ishte konfirmuar vetëm takimi me Alibeajn

Ndërkohë zhvillime interesante priten edhe nga Foltorja ku paraprakisht mësohet se i dërguari i posaçëm do të zhvilloje një takim edhe me Genc Pollon aktualisht anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Edhe pse jo zyrtarisht, ky do të jetë kontakti i parë i një përfaqësuesi të lartë zyrtar në bisedime me të dyja palët në PD si me atë që përfaqëson Basha ashtu edhe me palën tjetër që përfaqësohet nga Berisha.

Vetë i dërguari i posaçëm gjerman Sarrazin u shpreh paraprakisht rreth vizitës së tij në Tiranë:

“Për mua është shumë e rëndësishme që fill pas marrjes së detyrës si i Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane të vizitoj personalisht të gjitha vendet e rajonit. Me këtë dua të bëj të qartë se Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë. Kjo ka prioritet të lartë.

Qeveria Federale po angazhohet me gjithë forcën e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe vendimtare për stabilitetin në rajon dhe rrjedhimisht edhe për Evropën.

Edhe me qeverinë e re të Kancelarit Olaf Scholz, Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian”

Marrë nga GazetaSi

LAJMI KRYESOR: Manuel Sarraz viziton sot Tiranën! AXHENDA e të Dërguarit të Gjermanisë për Ballkanin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj manuel sarrazi pd enkelejd alibeaj manuel sarrazi pd

Sondazh

Poll