Politike

VD-Protesta! Balla: Ngarkoni kamionët dhe autobusat për të sjellë mbetjet e non gratave

17 Mars 2022, 10:06 Nga DOSJA
VD-Protesta! Balla: Ngarkoni kamionët dhe autobusat për të

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi nga salla e Kuvendit protestën masive që është parlajmëruar ditën e shtunë. Balla po ashtu u shpreh se është e turpshme që një vend të ngrihet në protestë kur asnjë vend tjetër në Europë nuk po proteston. Balla e lidhi protestën me ish-kryeministrin Sali Berisha për të cilin tha se po mbledh njerëz nga anë e mbanë vendit për t’u paraqitur në protestë.


‘Për çështje çmimesh me non gratat është e pamundur të bëjmë debat. Keni prej ditës së parë që keni hedhur gurin dhe nuk keni fshehur as dorën. Lidhur me atë që u tha këtu dhe nuk ka asnjë dyshim. Ne duam të bëjmë debat por debatin do e bëjmë me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Edhe në këtë moment që ne flasim kryeministri është në takim me qytetarët. Saliu juaj nuk e ka ditur kurrë sa është çmimi i naftës sepse nuk e ka paguar kurrë nga xhepi i vet. Na e kurseni pisllëkun. Edhe ata që ju kanë dhënë firmën nuk i kishe në sallë. Ti një je apo kur ulesh ti bëhesh 10 veta. Kërkesa juaj ka rënë sepse ata që janë mbështetës të kërkesës nuk ndodheshin në sallë. Çështja e çmimeve ka prekur Europën dhe mbarë botën. Rusia po përdor çmimet duke përdorur eksportit. Turpi më i madh është që nuk ka asnjë vend tjetër në Europë që opozita të përdorë këtë moment kritik për hesapet politike. Ju vazhdoni ngarkoni kamionët dhe autobusat për të sjellë mbetjet e non gratave në protestë. Për sa kohë Sali Berisha, dhe televizionet e Putin t’i bëjnë jehonë protestave që ju bëni, mbajini me shëndet. Ne do vazhdojmë punën tonë”, tha Balla.

LAJMI KRYESOR: LIVE-KUVENDI/ Braçe dy interpelanca me Krifcën për bujqësinë, RENDI i ditës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seanca plenare 17 mars 2022 taulant balla seanca plenare 17 mars 2022 taulant balla

Sondazh

Poll