Politike

VD-Ultimatumi ndaj Bashës, Salianji: Besoj që kryetari i PD do të dorëhiqet

17 Mars 2022, 09:36 Nga DOSJA
VD-Ultimatumi ndaj Bashës, Salianji: Besoj që kryetari i PD do të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë, se kryedemokrati Lulzim Basha mund të dorëhiqet. Salianji tha se kriza e Partisë Demokratike ka ardhur si pasojë e mungesës së besimit që kanë qytetarët shqiptarë tek ai.


“Fokusin ta mbajmë tek mosardhja e kryeministrit sot. Shmangia që i bëhet kësaj kërkese tregon papërgjegjshmërinë e qeverisë. Përsa i përket kërkesës së grupit parlamentar të PD, nuk është një çështje ultimatumesh, besoj që kryetari i PD do të dorëhiqet për t’i hapur rrugën krizës që ka PD, që për fat të keq vjen kryesisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët shqiptarë tek Basha. Nuk ka pasur tërheqje, besoj se do të ketë dorëheqje.”-tha Salianji.

Ditën e kaluar, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi se i kanë lënë kohë deri sot Bashës për të dhënë dorëheqjen.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji lulzim basha ervin salianji lulzim basha

Sondazh

Poll