Bota

Papa Françesku dhe Patriarku Kirill i Moskës diskutojnë për herë të parë luftën në Ukrainë

16 Mars 2022, 21:33 Nga DOSJA
Papa Françesku dhe Patriarku Kirill i Moskës diskutojnë

VATIKAN- Papa Françesku dhe Patriarku Ortodoks Kirill i Moskës folën përmes videokonferencës për të adresuar konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë dhe përpjekjet e përbashkëta për të promovuar paqen dhe për të ofruar ndihmë për popullin ukrainas.

Diskutimet u fokusuan në luftën në Ukrainë dhe rolin që të krishterët dhe pastorët e tyre mund të kenë për të bërë gjithçka që është e mundur që paqja të mbizotërojë”, tha një deklaratë e zëdhënësit të Vatikanit, Matteo Bruni.

Papa Françesku falënderoi gjithashtu patriarkun rus për pjesëmarrjen në takim, i cili tha se dëshmoi përkushtimin e dy kishave për arritjen e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë.

Kisha nuk duhet të përdorë gjuhën e politikës, por gjuhën e Jezusit”, tha Françesku në marrëveshje me Kirillin, sipas deklaratës së Vatikanit. “Ne jemi barinj të të njëjtit popull që besojmë në Zot, në Trininë e Shenjtë, në Nënën e Shenjtë të Zotit. Për këtë arsye, ne duhet të bashkohemi në përpjekjet tona për të promovuar paqen, për të ndihmuar ata që vuajnë, për të gjetur rrugët drejt paqes për të ndaluar luftimet”, shtoi Papa

Deklarata e Vatikanit tha se të dy Kirill dhe Françesku ranë dakord se kishat kanë një detyrë për të “forcuar paqen dhe drejtësinë”. Papa Françesku foli në emër të fëmijëve, grave dhe shumë viktimave të luftës. Kirill “përshëndeti përzemërsisht” Papën gjatë bisedës, e cila paraqiti një “diskutim të detajuar” mbi situatën në Ukrainë, sipas faqes zyrtare të Kishës Ortodokse të Ukrainës. Papa Françesku dhe Kirill diskutuan veprimet që kishat e tyre mund të ndërmarrin për të adresuar pasojat humanitare të konfliktit, thuhet në deklaratë.

Papa Françesku dhe Patriarku Kirill u takuan për herë të parë në vitin 2016 në aeroportin e Havanës, ku nënshkruan një deklaratë të përbashkët që synon të fillojë një dialog midis dy komuniteteve fetare, të cilat janë të larguara prej një mijë vjetësh. Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe u ka kërkuar palëve të përfshira të negociojnë një paqe, duke shmangur veçimin e Rusisë. Vendimi është në përputhje me praktikën e Vatikanit për të qëndruar mbi konfliktet e vazhdueshme dhe për të pozicionuar veten si një ndërmjetës objektiv.

Lajmi kryesor/ Dita e 21-të!Rusët zjarr mbi civilët, hartohet plani me 15 pika, Zelensky: Na ndihmoni

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi matteo bruni papa françesku patriarku ortodoks kirill i moskës lufta ukraine-rusi matteo bruni papa françesku patriarku ortodoks kirill i moskës

Sondazh

Poll