Bota

‘Duan që Mali i Zi të mos ekzistojë’, Gjukanoviç kundër Vuçiç dhe nismës ”Open Balkan”

16 Mars 2022, 21:17 Nga DOSJA
‘Duan që Mali i Zi të mos ekzistojë’,

MAL I ZI– Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç ka shprehur sërish qëndrimi e tij kundër nismës ‘Open Ballkan’ duke akuzuar Serbinë se dëshiron që Mali i Zi të mos ekzistojë.

Ai është shprehur kundër nismës “Open Balkan” dhe mosbesues ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Gjykanoviç ka njoftuar se muajt e ardhshëm do të zhvillojë një vizitë në Prishtënë, ku pritet të japë edhe intervistë lidhur me zhvillimet e fundit, si lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Duke e krahasuar periudhën aktuale, me sundimin e Sllobodan Millosheviqit, Gjukanoviç thotë se Beogradi “së pari shpall rrezikimin e serbëve në rajon, e më pas deklaron gatishmërinë e Serbisë për të mbrojtur të drejtat e rrezikuara të serbëve në rajon” dhe sigurisht, Serbia shkatërron sovranitetin e vendeve fqinje.

“Ata po përpiqen të realizojnë projektin e tyre nacionalist që më pas ta kamuflojnë shkatërrimin e tyre me një lloj historie për bashkëpunimin rajonal, të cilin fjalë për fjalë e përkufizojnë si Ballkani i Hapur. Jo, kjo nuk funksionon për ne. Ne nuk mund ta pranojmë një naivitet të tillë, por duhet të shohim se çfarë fshihet pas tij. Pas kësaj shohim një përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje dhe për këtë arsye e themi shumë qartë se një nga autorët e kësaj nisme nuk ka asnjë kredibilitet për të na ftuar t’i bashkohemi kësaj nisme.”, ka thënë ai.

Punimet e samitit “Ballkani i Hapur” kanë nisur më 29 korrik dhe u finalizuan me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një marrëveshje ndërshtetërore që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova ende nuk kanë bërë pjesë e nismës.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gjukanovic open ballkan gjukanovic open ballkan

Sondazh

Poll