Bota

Përditësohet HARTA/ Cilat janë zonat e nxehta ku po godet Rusia në Ukrainë

16 Mars 2022, 10:18 Nga DOSJA
Përditësohet HARTA/ Cilat janë zonat e nxehta ku po godet Rusia

UKRAINË– Justin Bronk studiues në Institutin e Mbrojtjes të Shërbimeve të Bashkuara ka përditësuar për programin Today hartën e “nxehtë” të zonave ku po ndodhin luftimet mes forcave ruse dhe ukrainase. BBC shkruan se ato janë: Kievi, Odesa dhe Donbasi në lindje të vendit.

Kiev

Qendra e Kievit goditet herë pas here ndërsa luftime të ashpra po zhvillohen në periferi në zonat veriore. Rusët kanë kapacitet të kufizuar. Ata kanë ndërmarrë sulme relativisht të vogla jo të mjaftueshme për të bërë përparime të mëdha.

Odesa

Forcat detare ruse bombarduan qytetin port Odesa dje. Ata duket se janë afruar sërish këtë mëngjes. Një sulm në shkallë të plotë nga deti në Odesa mund të jetë kërcënim për Ukrainën por Rusia nuk është në pozicion idela për të nisur një sulm të tillë.

Rajoni i Donbasit (lindje)

Forcat ruse atje po përpiqen të lëvizin drejt perëndimit në Dnipro për t’u lidhur me trupat e tyre nga jugu, nëse e arrijnë këtë, rreziku është që trupat ukrainase që janë në rajonin e Donbasit do të rrethohen.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2022, 09:01

Vaksinimi me detyrim dëmton demokracinë

Debati i pafund për vaksinimin e detyrueshëm dëmton demokracinë dhe forcon kundërshtarët e demokracisë. Deri tani nuk ka asnjë vendim konkret, mendon Volker Wit...