Bota

Mbretëria e Bashkuar: Ushtria ruse po ngec, Ukraina shfrytëzon me mjeshtëri humbjet e tyre

16 Mars 2022, 07:29 Nga DOSJA

ANGLI– Në një vlerësim të përditshëm të gjendjes së pushtimit rus, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat e Moskës po përpiqen të ruajnë ritmin e avancimit të tyre në të gjithë Ukrainën. Në analizën e postuar në Twitter, zyrtarët e sigurisë thonë se trupat ruse po luftojnë për të kapërcyer sfidat e paraqitura nga terreni i Ukrainës, i cili i ka kufizuar në rrugët dhe autostradat e vendit.

Zyrtarët theksojnë gjithashtu se shkatërrimi i urave nga forcat ukrainase ka “luajtur një rol kyç në pengimin e përparimit të Rusisë”.

“Taktika e Forcave të Armatosura të Ukrainës ka shfrytëzuar me mjeshtëri mungesën e manovrës së Rusisë, duke frustruar përparimin rus dhe duke u shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese”, thuhet në vlerësim.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll