Bota

Ushtria e Ukrainës: Kemi shkaktuar goditje shkatërruese në asetet ruse

16 Mars 2022, 06:48 Nga DOSJA
Ushtria e Ukrainës: Kemi shkaktuar goditje shkatërruese në asetet

UKRAINË– Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë deklaruar se “arritën të shkaktojnë goditje shkatërruese mbi grupet e trupave okupuese”. Ata thonë se forcat e tyre ajrore shkatërruan tre avionë luftarakë rusë, një helikopter, tre mjete ajrore pa pilot dhe rrëzuan dy raketa. BBC ende nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur këto pretendime, raporton BBC.

Ushtria e Ukrainës tha gjithashtu se ndërsa Rusia vazhdoi të bombardojë “zonat me popullsi të dendur të qyteteve ukrainase” këtë javë, trupat e saj nuk kanë arritur të përparojnë në disa fronte, duke përfshirë Donestk, Luhansk dhe Mykolaiv.

“Armiku vazhdon të ketë humbje në tërheqje në zona të caktuara”, thuhet në deklaratë.

Në një postim të mëparshëm nga mbrëmja e kaluar, ushtria e Ukrainës pohoi se Rusia po përpiqej madje të konsolidonte terrenin që kishte fituar, dhe gjithashtu po detyrohej të thërriste kadetët ushtarakë në vijën e frontit. Rusia po kërkon luftëtarë të huaj për të kompensuar humbjet e trupave.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në raportin e saj të fundit intelshkroi: “Si rezultat i këtyre humbjeve, ka të ngjarë që Rusia të jetë duke luftuar për të kryer operacione sulmuese përballë rezistencës së qëndrueshme të Ukrainës.”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll