Bota

Letra e Zelenskyy-t! Familja e gazetarit amerikan të vrarë: Jemi të prekur, qëndrojmë me ju

16 Mars 2022, 06:35 Nga DOSJA

SHBA– Gazetari amerikan Brent Renaud u vra në Ukrainë gjatë fundjavës nga forcat ruse, duke u bërë një nga gazetarët që tani dihet se kanë vdekur gjatë luftës. Pas vdekjes së tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i shkroi një letër ngushëllimi familjes së tij dhe vlerësoi “përkushtimin e tij ndaj vlerave të dhembshurisë, etikës dhe drejtësisë”.

Familja i ka kthyer përgjigje Zelenkyy-t duke e falenderuar për ngushëllimet dhe duke i bërë të ditur se janë pranë tyre në këtë luftë.

“Faleminderit për letrën tuaj të sinqertë të ngushëllimit. Si familje e Brent-it, ne jemi të prekur që do të gjenit kohë për të ndarë pikëllimin tonë, edhe kur drejtoni popullin ukrainas në një luftë për atdheun e tyre dhe vetë demokracinë. Ne qëndrojmë me ju dhe popullin e Ukrainës.”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota brent renaud lufta ukraine-rusi brent renaud lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll