Bota

Djali i Donald Trump: Putin s’do ta pushtonte Ukrainën nëse babai im do ishte president!

16 Mars 2022, 06:30 Nga DOSJA
Djali i Donald Trump: Putin s’do ta pushtonte Ukrainën nëse

SHBA– Eric Trump, djali i ish-presidentit Donald Trump u shpreh për ‘FOX News’ se Putin ka qenë pjesë e KGB-së dhe kështu ai mundet të ‘lexojë’ mendjen e njerëzve e në këtë mënyrë ka kuptuar që Trump ishte një njeri i fortë. Sipas tij Putin i ka bërë një analizë psikologjike babit të tij e për këtë arsye nuk ka mundur të pushtoj Ukrainën, raporton CNN.

Ndërkohë, John Bolton, i cili ka shërbyer si këshilltar i Donald Trump për sigurinë kombëtare, tha kohët e fundit në një podcast se Putini mund të ketë pritur për të pushtuar Ukrainën sepse mendonte se Trump do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO nëse ai rizgjidhej, gjë që bie në kundërshtim me idenë e Eric mbi analizë psikologjike.

Eric Trump këmbëngul se Putini e dinte se babai i tij ishte “një person shumë i fortë.”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald trump eric trump lufta ukraine-rusi putin donald trump eric trump lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll