Bota

Punimet në katedralen Notre Dame në Paris! Arkeologët zbulojnë tuma të lashta (PAMJET)

16 Mars 2022, 06:18 Nga DOSJA
Punimet në katedralen Notre Dame në Paris! Arkeologët

FRANCË-Arkeologët kanë zbuluar në katedralen Notre Dame në Paris tuma dhe një sarkofag plumbi që datojnë nga shekulli i 14-të. Ministria franceze e kulturës tha se vendvarrimet ishin të një “cilësie të lartë shkencore” dhe ishin zbuluar gjatë punës përgatitore të rindërtimit të majës së shembur të kishës së lashtë. Mes tumave ishte dhe një “sarkofag plumbi në formë njerëzore i ruajtur në gjendje të përkryer”.

Në vendin e zbulimeve u gjetën gjithashtu elemente skulpturash e pikturash si pjesë e dekorit kishtar të shekullit të 13-të.

Ministria tha se koha e hetimit te zbulimeve të reja është zgjatur deri më 25 mars.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arkeolog france notre dame zbulime arkeolog france notre dame zbulime

Sondazh

Poll