Bota

Po raportonte pranë Kievit, vritet kameramani i Fox News

15 Mars 2022, 16:00 Nga DOSJA
Po raportonte pranë Kievit, vritet kameramani i Fox News

UKRAINË- Fox News ka konfirmuar se kameramani i saj, Pierre Zakrzewski është vrarë gjatë raportimit në Ukrainë të hënën.

Lajmin e ka konfirmuar shefja ekzekutive e Fox News, Suzane Scott me anë të një mesazhi drejtuar të gjithë stafit të televizionit.

Me trishtim të madh dhe me zemër të rëndë ne ndajmë lajmin këtë mëngjes në lidhje me kameramanin tonë të dashur Pierre Zakrzewski. Pierre u vra në Horenka, jashtë Kievit, Ukrainë.”- u shkroi Scott.

Ai kishte raportuar nga Ukraina që nga shkurti dhe ishte me korrespondentin, Benjamin Hall kur automjeti i tyre u godit nga zjarri. Zakrzewski ishte një fotoreporter veteran i luftës që kishte “mbuluar pothuajse çdo histori të brendshme për Fox News nga Iraku në Afganistan në Siri”.

Lajmi për vdekjen e Zakrzewskit vjen disa ditë pasi Brent Renaud, një gazetar amerikan i vlerësuar me çmime, u vra në qytetin ukrainas të Irpin. Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, tha se një gazetare ukrainase, Oleksandra Kuvshynova, gjithashtu u vra në incident. Një gazetar tjetër, Juan Arredondo, u plagos gjithashtu në Ukrainë të dielën.

Grupet e lirisë së shtypit kanë denoncuar dhunën me të cilën po përballen gazetarët gjatë mbulimit të luftës. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, pas vdekjes së Renaud, u bëri thirrje forcave ruse që të “ndalojnë të gjitha dhunën kundër gazetarëve dhe civilëve të tjerë menjëherë”.

LAJMI KRYESOR: Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota benjamin hall lufta ukraine-rusi pierre zakrzewski suzanne scott benjamin hall lufta ukraine-rusi pierre zakrzewski suzanne scott

Sondazh

Poll