Bota

Pas BE-së edhe Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

15 Mars 2022, 15:06 Nga DOSJA
Pas BE-së edhe Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

KANADA- Kanadaja po vendos sanksione të reja në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë kufizime për 15 zyrtarë rusë që mundësuan dhe mbështetën zgjedhjen e Presidentit Vladimir Putin për të pushtuar vendin, njoftoi Ministrja e Punëve të Jashtme, Melanie Joly në një deklaratë të marten.

Masat e reja synojnë të ushtrojnë presion shtesë ndaj Putinit për të ndryshuar kursin dhe për t’u lidhur me masat e marra nga partnerët ndërkombëtarë të Kanadasë. Sipas Global Affairs Canada, sanksionet demonstrojnë një përkushtim global për të vendosur masa gjithëpërfshirëse ekonomike ndaj udhëheqjes ruse për të dobësuar aftësinë e saj për të luftuar Ukrainën.

Kanadaja nuk do të tërhiqet në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe popullin e saj. Presidenti Putin bëri zgjedhjen për të [përforcuar] pushtimin e tij të paligjshëm dhe të pajustifikueshëm, dhe ai gjithashtu mund të bëjë zgjedhjen për t’i dhënë fund atij duke i dhënë fund menjëherë dhunës së pakuptimtë dhe duke tërhequr forcat e tij. Kanadaja nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse udhëheqja ruse nuk arrin të ndryshojë kursin”, tha Joly në njoftim.

LAJMI KRYESOR: Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kanadaja vendos sanksione lufta ukraine-rusi mélanie joly sanksionet ndaj rusise kanadaja vendos sanksione lufta ukraine-rusi mélanie joly sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll