Bota

Situatë alarmante në Kinë, shtohet rastet me Omicron karantinohen 30 milion njerëz

15 Mars 2022, 15:43 Nga DOSJA
Situatë alarmante në Kinë, shtohet rastet me Omicron karantinohen

KINË- Gati 30 milionë njerëz janë karantinuar ditën e sotme në Kinë, pasi shtimi i rasteve të koronavirusit nxiti kthimin e testeve masive me një rritje të paparë që nga fillimi i pandemisë.

Kina raportoi 5,280 raste të reja Covid-19 të martën, më shumë se dyfishi i raportit të një dite më parë, pasi varianti shumë i transmetueshëm i Omicron u përhap në një vend që ka mbërthyer fortë strategjinë e zero-covid.

Kjo qasje, e cila mbështetet në bllokime të forta të lokalizuara dhe e ka lënë Kinën praktikisht të shkëputur nga bota e jashtme për dy vjet, duket e shtrirë në kufi, ndërsa Omicron gjen rrugën e saj në komunitete. Të paktën 13 qytete në mbarë vendin u mbyllën plotësisht që nga e marta, dhe disa të tjerë kishin bllokime të pjesshme, me rreth 15,000 infektime të raportuara në mbarë vendin në mars.

Zyrtarët shëndetësorë u kërkuan njerëzve mbi 60 vjeç që të vaksinohen, përfshirë vaksinën e tretë përforcuese sa më shpejt të jetë e mundur. Rreth 80 për qind e njerëzve në atë grupmoshë janë të vaksinuar dyfish, sipas të dhënave zyrtare, por Pekini po vëzhgon me ankth situatën mbi kufirin në Hong Kong, i cili tani ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga viruset në botë për shkak të vaksinimit të ulët te moshat mbi 60 vjeç.

Zyrtari shëndetësor Jiao Yahui tha në një konferencë shtypi të martën se “rreziku i sëmundjes së rëndë është shumë i lartë” për njerëzit në atë grupmoshë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jiao yahui koronavirusi në kinë varianti omicron jiao yahui koronavirusi në kinë varianti omicron

Sondazh

Poll