Bota

‘Tërhiqet’ Zelensky: Ne nuk mund të anëtarësohemi në NATO dhe duhet ta pranojmë atë

15 Mars 2022, 15:19 Nga DOSJA
‘Tërhiqet’ Zelensky: Ne nuk mund të

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskyy foli rreth anëtarësimit të mundshëm në të Ukrainës në NATO ku u shpreh se “nuk ka një derë të hapur” për anëtarësimin në NATO.

Pasi tha përpara pushtimit të Rusisë se ai donte që vendi i tij të bëhej pjesë e aleancës, ai u citua javën e kaluar të thoshte se ishte “ftohur” me këtë ide ku ë fakt një nga kërkesat kryesore të Vladimir Putin përpara pushtimit ishte ndalimi që kjo të ndodhte ndonjëherë.

“Është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë atë. Ne jemi njerëz të arsyeshëm. Prej vitesh na flisnin për gjoja “dyer të hapura”, por dëgjuam edhe se nuk mund të hynim. Kjo është e vërteta dhe duhet pranuar. “Duhet të punojmë me shoqatat që mundemi, të cilat do të na ndihmojnë, na mbrojnë, kanë garanci të veçanta” , tha ai.

Presidenti vazhdoi duke thënë se “Ukraina e kupton se nuk është në NATO”, ndërsa propozoi një mënyrë që kombi të mbrojë qiejt e tij në mënyrë të pavarur. Kjo vjen pas komenteve gjatë natës në të cilat ai tha se negociatorët e tij kishin thënë se zhvillimet aktuale në bisedimet e paqes ishin shumë të mira.

Megjithatë, nëse Ukraina do të përjashtonte plotësisht mundësinë e anëtarësimit të NATO-s, kjo do të kishte simbolikë të konsiderueshme në negociatat e vazhdueshme.

LAJMI KRYESOR: Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymir zelensky lufta ukraine-rusi volodymir zelensky

Sondazh

Poll