Bota

Ekzekutoi familjen shqiptare, 60-vjeçari grek po hetohet për vrasjen e dy punëtorëve

15 Mars 2022, 13:29 Nga DOSJA
Ekzekutoi familjen shqiptare, 60-vjeçari grek po hetohet për vrasjen

GREQI– Zbardhen fakte të reja për të shkuarën e 60-vjeçarit, autor të vrasjes së katërfishtë të familjes shqiptare në Andravidë.

Sipas mediave greke, autoritetet po përgatiten t’i kërkojnë ndihmë Europolit për vrasjen e dy personave konkretë, një shqiptar dhe një bullgar, të cilët ishin punëtorë sezonalë në zonën e Andravidës.

Punëtorët e tokës ishin grindur në vitin 2019 me autorin dhe brenda dy ditësh janë zhdukur nga zona. Ngjarja ka ndodhur në një kafene në një vendbanim jashtë Andravidës, ku autori i mëvonshëm i vrasjes së katërfishtë ka lëshuar komente raciste për origjinën e tyre si dhe ka nxjerrë armën dhe i ka kërcënuar.

Menjëherë kanë ndërhyrë disa persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje duke e shuar konfliktin. Por, dy ditë më vonë, punëdhënësi i dy burrave u tha banorëve të zonës se bullgari dhe shqiptari nuk ishin paraqitur në punë. Madje, ata dyshohet se janë larguar pa kërkuar as paratë.

60-vjeçari ka marrë rrugën për në burgun e Korydallos pasditen e djeshme, teksa i është caktuar masa e paraburgimit pas kërkimit të faljes, e cila ka zgjatur gati 5 orë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni armand kloci vrasja ne greqi armand kloci vrasja ne greqi

Sondazh

Poll