Bota

Mali i Zi miraton paketë sanksionesh ndaj Rusisë, gati 700 persona të përfshirë në listë

15 Mars 2022, 12:50 Nga DOSJA
Mali i Zi miraton paketë sanksionesh ndaj Rusisë, gati 700 persona

MAL I ZI- Komisioni për Sistemin Politik të Qeverisë së Malit të Zi, i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe i nominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, miratoi njëzëri një paketë sanksionesh kundër Rusisë, e cila ishte prezantuar më parë nga Këshilli i Bashkimit Evropian (BE).

Ndër të tjera, sanksionet zbatohen për 696 shtetas rusë si dhe për institucionet financiare, pronat,tregtimin dhe shpërndarjen e mallrave.

Lista përfshin, ndër të tjera, presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin Mikhail Mishustin dhe minsitrin e jashtëm, Sergei Lavrov, Ministrin e Brendshëm rus Vladimir Kolokoltsev, Ramzan Kadyrov, President i Republikës Ruse të Çeçenisë, ish-presidenti rus dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Rus Dmitry Medvedev.

Lista përfshin gjithashtu Igor Sechin, shefin ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, Nikolai Tokarev, shefin ekzekutiv të kompanisë ruse të naftës dhe gazit Transneft.

LAJMI KRYESOR: Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dritan abazoviq lufta ukraine-rusi mal i zi sanksione ndaj rusise dritan abazoviq lufta ukraine-rusi mal i zi sanksione ndaj rusise

Sondazh

Poll