Bota

Kina: G20 nuk është “vendi i duhur” për të diskutuar çështje politike Ukraina

15 Mars 2022, 13:16 Nga DOSJA
Kina: G20 nuk është “vendi i duhur” për të

KINA- Ministri i Jashtëm Kinez Zhao Lijian në mbledhjen e Forumit i Grupit të Njëzet (G20) kanë diskutuar për qështjet ekonomike ndërkombëtare.

Sipas CNN, një gazetarë e ka pyetur në lidhje me planet e supozuara të qeverisë indoneziane për të lënë jashtë krizës Ukrainën. Ai u përgjigj duke thënë që në këto diskutime mos të përfshijm qështje politike.

“G20 është forumi kryesor për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe nuk është vendi i duhur për të diskutuar çështje politike dhe të sigurisë si Ukraina,”- tha ministri jashtëm Lijin.

Çfarë është G20? 

Është një forum ndërqeveritar i përbërë nga ekonomitë më të mëdha në botë duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe SHBA-në. Ajo do të mbajë samitin e radhës të liderëve në tetor në ishullin indonezian të Balit.

Përveç samitit të liderëve, gjatë gjithë vitit organizohen ngjarje të veçanta, duke përfshirë grupe pune, takime Sherpa dhe takime ministrore.

Në shkurt, pushtimi i afërt i Rusisë në Ukrainë dominoi bisedimet midis ministrave të financave të G20 në kryeqytetin indonezian të Xhakartës, me liderët që paralajmëruan për pasojat ekonomike që do të vinin nga çdo konflikt.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll