Bota

Raporti i OKB-së: 3 milion të larguar nga Ukraina, 73 mijë fëmijë në ditë

15 Mars 2022, 12:43 Nga DOSJA
Raporti i OKB-së: 3 milion të larguar nga Ukraina, 73 mijë

UKRAINË– Agjencia e OKB-së për Refugjatët ka dhënë një përditësim mbi numrin e ukrainasve që kanë ikur nga lufta me Rusinë që nga 24 shkurti.

Gjithsej 2.95 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre, me 1.8 milionë që kanë hyrë në Poloni. Të tjerë kanë udhëtuar në Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

Ndërkohë, Unicef-i ka konfirmuar se 73,000 fëmijë ukrainas janë bërë refugjatë mesatarisht çdo ditë që nga fillimi i konfliktit, që barazohet me 55 fëmijë çdo minutë.

Rreth 300,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë gjithashtu në Evropën Perëndimore.

LAJMI KRYESOR: Lufta! Shpërthime në Kiev, shpresë për paqe në bisedimet, rikthehet energjia në Çernobil

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi okb per luften ne ukraine lufta ukraine-rusi okb per luften ne ukraine

Sondazh

Poll