Bota

Nipi vret gjyshen 83-vjeçare në Greqi pasi e moshuara i kërkoi një gotë ujë

15 Mars 2022, 11:21 Nga DOSJA
Nipi vret gjyshen 83-vjeçare në Greqi pasi e moshuara i kërkoi

GREQI- Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për vrasje e gjyshes 83-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Kavalla.

Sipas Proto Thema 23-vjeçari, kishte probleme psikiatrike, dhe për motive të dobta ka ushtruar dhunë ndaj të moshuarës derisa e ka lënë të vdekur.

Gjithçka nisi të dielën vonë në mbrëmje kur 23-vjeçari po fliste me 83-vjeçarin për një arsye të parëndësishme. Sipas informacioneve, e moshuara është zgjuar natën dhe i ka kërkuar nipit të saj një gotë ujë. Më pas, ai dyshohet se ka humbur durimin dhe ka filluar ta rrahë deri në orën 4 të mëngjesit të së hënës. E moshuar nuk ka mundur ti mbijetojë goditjeve të rënda.

Kur 23-vjeçari kuptoi se gjyshja e tij nuk merrte frymë, ai telefonoi një zyrë funerali duke i thënë se gjyshja e tij kishte rënë dhe me siguri kishte vdekur. Punonjësi i funeralit ka dyshuar nga telefonata e 23-vjeçarit dhe menjëherë ka telefonuar një mjek dhe policinë.

Mjeku që ka ekzaminuar 83-vjeçaren dhe ka njoftuar se e moshuara ka përfunduar e rrahur rëndë dhe jo nga rrëzimi, siç pretendonte nipi i saj. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nipi vret gjyshen nipi vret gjyshen

Sondazh

Poll