Bota

Ku ndodhet Roman Abramovich?U largua nga Mali i Zi, jahti i miliarderit mbërrin në Shqipëri

15 Mars 2022, 09:33 Nga DOSJA

TIRANË– Roman Abramovich përflitet se ndodhe pranë Shqipërisë. ‘DailyMail’ raporton se pronari i klubit të futbollit Chelsea u fotografua në sallën VIP të aeroportit Ben Gurion duke ngulur sytë në telefonin e tij, pak para se avioni të nisej për në Turqi.

Sot superjahti i tij prej 445 milionë funtesh po udhëton në një vijë të drejtë me sa duket për të qëndruar në ujërat ndërkombëtare pasi u largua dje nga ujërat e Malit të Zi për në Turqi. Solaris aktualisht është duke lëvizur nga Adriatiku dhe në Mesdhe midis Italisë dhe Shqipërisë dhe do të shmangë brigjet e Greqisë. Ai pritet të mbërrijë në Turqi në fund të javës.

Miliarderi Roman Abramoviç është në listën e sanksioneve të vendosura për shkak të lidhjeve me Vladimir Putin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota roman abramovich roman abramovich

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2022, 08:07

Japonia ngrin asetet e 17 oligarkëve rusë

JAPONI– Japonia ka vendosur të ngrijë asetet e 17 oligarkëve rusë. CNN  shkruan se lajmi është bërë me dije nga Ministria e Financave të vendit. Bëhet fja...