Bota

Biden në Europë, nuk ka diskutime për një takim të mundshëm me Putin

14 Mars 2022, 18:56 Nga DOSJA
Biden në Europë, nuk ka diskutime për një takim të

RUSI- Asnjë diskutim nuk po zhvillohet për mundësinë e një takimi midis Vladimir Putin dhe Joe Biden, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kjo vjen pasi burime të shumta thanë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po diskutojnë herët në lidhje me udhëtimin e Presidentit Biden në Evropë në javët e ardhshme.

Udhëtimi, i cili do të përqëndrohet në luftën në Ukrainë dhe do të synojë të qetësojë aleatët e SHBA-së në rajon, do të vijë pas vizitave të disa ndihmësve të lartë, duke përfshirë Zëvendës Presidenten, Kamala Harris dhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Një zyrtar amerikan tha se Brukseli është duke u konsideruar si një vend i mundshëm. Shtëpia e Bardhë po eksploron gjithashtu një ndalesë të mundshme në Poloni, si dhe vende të tjera në Evropë, CNN citoi një person të njohur me planifikimin.

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken kamala harris lufta ukraine-rusi antony blinken kamala harris lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2022, 18:48

Sllovakia dëbon tre anëtarë të Ambasadës ruse

Sllovakia ka njoftuar të hënën, 14 mars, për dëbimin e tre pjesëtarëve të stafit të Ambasadës ruse dhe u ka dhënë afat prej 72 orësh që të largohen nga shteti.“...