Bota

“E varrosa vëllain në kopshtin e shtëpisë”, ukrainasit përshkruajnë pushtimin nga Rusia

14 Mars 2022, 12:11 Nga DOSJA
“E varrosa vëllain në kopshtin e shtëpisë”,

UKRAINË- Ushtarët rusë kanë qëlluar për vdekje njerëz në rrugë ndërkohë që po pushtonin fshatrat e Ukrainës. Qytetarët thonë që ushtria ruse hodhi granata nëpër rrugë dhe ndërkohë shkonin shtëpi më shtëpi duke konfiskuar telefona dhe laptopë. Sipas The Guardian, një dëshmitar okular, Mykola, përshkroi se si ushtarët arritën në Andriivka, një fshat afër Kievit dhe bombarduan vendin. 

“Ata hodhën granata në rrugë. Një burrë humbi këmbën dhe të nesërmen ky person vdiq. Më pas ata zbritën nga rruga qëndrore dhe filluan të qëllonin në dritare dhe goditën një grua. Fëmijët e saj arritën të fshiheshin,”– tha ai.

Mykola jetonte në një distancë shumë të afër me vëllai i tij, Dymtro dhe ka parë mënyrën se si vëllai i tij është vrarë.

“Vëllai im doli nga shtëpia me duart në ajër. E rrahën dhe më pas e ekzekutuan në rrugë”, -tha ai.

Ai gjithashtu tregoj se kishte qenë dëshmitarë e vrasjeve të fqinjëve të tyre që po ashtu ishin vrarë në të njëjtën mënyrë. Mykola tha se donin të varrosnin vëllain e tij, por gruaja e tij kishte frikë se ushtarët do t’i qëllonin. Rusët nuk i lanë ta varrosnin Dymtron në varreza, ndaj e varrosën në kopsht.

Më 8 mars, Mykola, familja e tij dhe familja e Dymtros vendosën të largoheshin, pasi nuk kishin sinjal telefoni dhe energji elektrike. Gruaja e Dymtros iu afrua ushtarëve për të kërkuar leje, por ushtarët filluan të qëllojnë në ajër. Më 10 mars, rusët ranë dakord për të lehtësuar një korridor humanitar për të evakuuar banorët nga Borodyanka dhe fshatrat fqinjë. Sipas një dëshmitari tjetër bombardimi ishte edhe më i rëndë atë ditë. 

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll