Bota

“Tregoni që jeni seriozë”, Vuçiç i përgjigjet Ramës: Po punojmë me kërkesat e Shqipërisë

14 Mars 2022, 14:34 Nga DOSJA
“Tregoni që jeni seriozë”, Vuçiç i

SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shprehur se Serbia nuk do t’i lërë fqinjët pa grurë nëse Ballkani përjeton një krizë të madhe. Në një bisedë për “Dnevni Avaz”, Vuçiç foli pas një deklarate që kryeministri Edi Rama dha sot në një takim me pensionistët ku u shpreh se tashmë Serbia duhet të tregojë që është serioze me Open Balkan. Vuçiç është shprehur se edhe nëse Serbia do ta ndalojë eksportin e grurit në vendet e rajonit, për disa prej tyre do të ketë bashkëpunim.

“Natyrisht, ne kemi sasi të mjaftueshme të grurit për Serbinë dhe më shumë se sa duhet, por është e pakuptimtë të thuhet se diçka na mjafton, e që fqinjët nuk e kanë. Në këtë drejtim, Serbia do të jetë e hapur. Kemi marrë tashmë kërkesat e para nga Shqipëria dhe po punojmë për to. Por, nëse thua “Serbia do të ketë bukë, e Bosnja dhe Hercegovina jo”, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë. Pra, kjo është e pakuptimtë. Do të mjaftohemi me njëri-tjetrin. Njerëzit duhet ta dinë, çfarëdo që të thonë për mua, çfarëdo që të thonë për Serbinë, është e sigurt që një pjesë e sasisë së grurit sigurisht që do t’i jepet Bosnjës dhe Hercegovinës, nuk ka dyshim për këtë. Është e rëndësishme që të flasim,”- theksoi Vuçiç.

Në një takim me pensionistët, kryeministri Edi Rama ka sfiduar edhe Serbinë që të tregojë nëse është ‘serioze’ në lidhje me nismën ‘Open Balkan’. Kryesocialisti tha se Serbia duhet të hapë rrugët me Shqipërinë, pasi vendi ynë ka 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi e në këtë kohë lufte, duhet treguar se Ballkani i Hapur vlen vërtet për ta.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic edi rama kriza ekonomike prej luftes aleksander vucic edi rama kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll