Bota

Pezullohet raundi i katërt i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, ende asnjë rezultat

14 Mars 2022, 06:28 Nga DOSJA
Pezullohet raundi i katërt i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës,

UKRAINË– Ka përfunduar raundi i katërt i negociatave ruso-ukrainase, me synimin për të gjetur një zgjidhje që do të çojë në një armëpushim në territorin ukrainas sapo. Thuhet se ato do të vijojnë ditën e nesërme.

Bisedimet u zhvilluan nëpërmjet një telekonference. Sipas asaj që shkruhet në Twitter nga “dora e djathtë” e Zelenskyt dhe kreut të delegacionit ukrainas, Mikhail Pontoliak, fokusi i diskutimeve do të ishte për “paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe sigurinë dhe garancinë.

Një negociator ukrainas ka thënë se bisedimet e paqes me Rusinë janë ndalur për sot dhe do të fillojnë sërish nesër.

Nuk është e qartë nëse ka progres apo ku është arritur në negociatat e sotme. Negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, tha në një përditësim në Twitter se është marrë një “pauzë teknike” në bisedimet Ukrainë-Rusi deri të martën.

“Për punë shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përcaktimeve individuale. Negociatat vazhdojnë,” tha Podoliak.

Raundet e mëparshme të bisedimeve janë zhvilluar pranë kufirit Bjellorusi dhe kanë përfunduar me shumë pak përparim drejt përfundimit të luftës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vijon raundi i katërt i negociatave, Zelensky: Bisedimet e vështira vazhdojnë

5 orë bisedime! Negociatori ukrainas zbulon konfrontimet: Vijojmë, parashtruam pozicionet

Mykhailo Podolyak: Komunikimi midis Rusisë dhe Ukrainës po mbahet por është i vështirë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll