Bota

Oligarku rus: Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë ose do të kemi krizë ushqimore

14 Mars 2022, 13:15 Nga DOSJA
Oligarku rus: Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë ose

UKRAINË- Lufta në Ukrainë është një tragjedi që duhet të ndalet ose do të ketë një krizë globale ushqimore, pasi çmimet e plehrave në mbarë botën janë tashmë shumë të larta për shumë fermerë, tha të hënën mbreti rus i qymyrit dhe plehrave, Andrei Melnichenko.

Disa nga biznesmenët më të pasur të Rusisë kanë bërë thirrje publikisht për paqe që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin më 24 shkurt, duke përfshirë Mikhail Fridman, Pyotr Aven dhe Oleg Deripaska.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë e cilësuan pushtimin e Putinit si një rrëmbim toke të stilit perandorak që deri më tani është ekzekutuar keq, sepse Moska e nënvlerësoi rezistencën ukrainase dhe vendosmërinë perëndimore për të ndëshkuar Rusinë.

Perëndimi ka sanksionuar biznesmenët rusë, duke përfshirë sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Melnichenkos, ngriu asetet shtetërore dhe ndërpreu pjesën më të madhe të sektorit të korporatave ruse nga ekonomia globale në një përpjekje për të detyruar Putinin të ndryshojë kursin.

Ngjarjet në Ukrainë janë vërtet tragjike. Ne kemi nevojë urgjente për paqe”, tha Melnichenko, 50 vjeç, i cili është rus, por ka lindur në Bjellorusi dhe ka një nënë ukrainase, një deklaratë të dërguar me email nga zëdhënësi i tij.

Si një rus nga kombësia, një bjellorus nga lindja dhe një ukrainas nga gjaku, ndiej dhimbje dhe mosbesim të madh duke parë se popujt vëllezër luftojnë dhe vdesin.”-shtoi ai.

Melnichenko tha se një zinxhir furnizimi i ndërprerë tashmë nga Covid-19 tani ishte edhe më i shqetësuar.

Një nga viktimat e kësaj krize do të jetë bujqësia dhe ushqimi. Kjo tashmë ka çuar në rritjen e çmimeve të plehrave të cilat nuk janë më të përballueshme për fermerët.”-tha Melnichenko, i cili themeloi Uralchem, prodhuesi më i madh rus i nitratit të amoniumit, i cili është i bazuar në Zug, Zvicër, dhe SUEK, prodhuesi kryesor i qymyrit në Rusi.

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrei melnichenko lufta ukraine-rusi andrei melnichenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll