Bota

FOTO/ Jeta në Irpin mes largimeve dhe ‘burgosjes’ nën tokësore

14 Mars 2022, 10:38 Nga DOSJA
FOTO/ Jeta në Irpin mes largimeve dhe ‘burgosjes’ nën

UKRAINË- Qytetarët ukrainas po mundohen të largohen nga qyteti i Irpin, që të mund të shpëtojnë nga kjo luftë e tmerrshme që Rusia i hapi Ukrainës. Sipas The Time shumë qytetarë janë munduar të largohen por nuk kan mbijetuar gjatë udhetimit. Fundjavën e kaluar, granatimet vranë një familje që sapo kishte kaluar lumin ndërsa përpiqeshin të arratiseshin. Zhurmat e bombardimeve bënin që qytetarët të largoheshin nga vend strehimet që ishin vendosur. Disa nga të mbijetuarit kanë treguar momentet nga lufta kur donin të dilnin nga bodrumet nëntokësore ku të moshuarit mbështeteshin te njëri-tjetrin, ndërsa të sëmurët qytetarët i ndihmuan duke i nxjerr jashtë me  barrela.

“Gjashtë raketa Grad kishin dalë nga askund në orën 22:00 një natë më pare. Dy u ulën pikërisht në shtëpinë e Shatilos me tulla, pranë urës në periferinë perëndimore të Kievit, Irpin, pika e fundit e nxehtë në luftën e Rusisë në kryeqytetin ukrainas. Fqinjët ishin të shokuar, duke qarë teksa shikonin rrënojat. Mund të ishin ata. Shatilos kishin marrë vendimin për t’u larguar nga periferia tre ditë më pare,”-tha Max një anëtar i ekipit vullnetar të forcave të mbrojtjes territorial.

Pas më shumë se dy javësh në bodrumet e tyre, banorët pulitnin sytë në dritë ndërsa dolën dhe shikonin me sy hapur skenat e shkatërrimit përreth tyre.Dhjetë ditë më parë dhjetëra mijëra njerëz ishin ende në Irpin, një qytet në pyllin në skajin perëndimor të Kievit që përshkon lumin pas të cilit ka marrë emrin.

LAJMI KRYESOR: Dita 19/ Kievi zgjohet me bombardime, 2 viktima, bisedimet vijojnë, Zelenskyy flet për PACE

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2022, 08:53

SHBA: Rusia i ka kërkuar armë Kinës

SHBA– Raportet e SHBA-së thonë se Moska i ka kërkuar Pekinit armë dhe ndihmë financiare pas pushtimit të Ukrainës. Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar se ...