Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare në Greqi! 5 të arrestuar, mes tyre edhe gra (DETAJE)

14 Mars 2022, 07:27 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda shqiptare në Greqi! 5 të arrestuar, mes tyre

GREQI-Banda shqiptare e cila vepronte në zonën e Atikës, në Greqi është shkatërruar. Mësohet se grupi ishin autor të më shumë se 97 vjedhje në dyqane të ndryshme të vendit. Gjatë operacionit të koordinuar, janë arrestuar në Kamatero, Keratsini dhe Neo Faliro, dy shqiptarë të moshës 33 dhe 39 vjeç, si dhe tre gra, 25, 33 dhe 41 vjeç.

Shqiptarët kanë monitoruar lëvizjet e rojeve private, të dyqaneve të synuara dhe kanë përzgjedhur kohën e duhur për të kryer vjedhjen. Pas heqjes së produkteve, i vendosnin në çanta të projektuara posaçërisht, që nuk aktivizoheshin sistemet kundër vjedhjes në hyrje të dyqaneve. Produktet e vjedhura fillimisht ruheshin në banesat e anëtarëve dhe më pas me masat përkatëse kundër vëzhgimit transportoheshin dhe ruheshin në një zonë që e përdornin ekskluzivisht për këtë qëllim. Disa nga sasitë e produkteve të vjedhura transportoheshin në Shqipëri ku rishiten, nëpërmjet një dyqani me pakicë, në pronësi të një anëtari të organizatës.

Përfitimi financiar i autorëve i kalon shumën e 400 mijë eurove.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banda shqiptare ne greqi greqi shqiptaret ne greqi banda shqiptare ne greqi greqi shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll