Aktualitet

‘Nuk kam humbur asnjëherë’/ Ironia e Palokës: Basha u tregua i sinqertë, iu shtua pasuria

14 Mars 2022, 07:37 Nga DOSJA
‘Nuk kam humbur asnjëherë’/ Ironia e Palokës: Basha u

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar deklaratën e kryetarit Lulzim Basha se “nuk kishte humbur asnjë garë gjatë jetës së tij”. Me anë të një postimi, Paloka thotë se fjalët e Bashës janë të vërteta, pasi sa herë që ka humbur Partia Demokratike, pasuria e kryedemokratit është shtuar. Më tej Paloka thotë se Basha është gati që të bëjë çdo gjë që ka në dorë por dorëheqjen nuk e jep.

“Sinqeriteti i L.B. Dy herë, me dy deklarata te tij se fundmi, L.B eshte treguar vertete i sinqerte! Deklaroi se “nuk ka humbur asnjehere”! Shume e vertete, ai nuk ka humbur asnjehere, perkundrazi pas cdo humbjeje te PD atij i jane shtuar pasurite . Ata qe kane humbur kane qene demokratet. Tani deklaron se eshte gati te bej cdo gje qe ka ne dore, por jo doreheqjen qe i kerkon grupi i tij. Kjo per arsyen e thjeshte se doreheqjen nuk e ka ne dore ai , po ata qe e mbajne peng! Por as PD as demokratet nuk mund te mbeten peng i tij. Tani rruga per tu ndjekur dihet. Secili ben zgjedhjen e tij”- shkruan Paloka.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi paloka lulzim basha edi paloka lulzim basha

Sondazh

Poll