Aktualitet

Protestat e qytetarëve! Rama: Turma ndjek pas foltoren e fallxhoren, nuk dalin në krye

14 Mars 2022, 06:55 Nga DOSJA
Protestat e qytetarëve! Rama: Turma ndjek pas foltoren e fallxhoren, nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe një herë protestat masive të qytetarëve shqiptarë kundër rritjes së çmimeve. Ai ka kthyer komentet në rrjetin e tij social ‘Facebook’, e në një prej tyre shkruan se turma po shkon pas foltores dhe fallxhores, duke iu referuar liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Rama shton se këta persona nuk dalin dot në krye të turmës.

“Nuk ka asnjë popull në protesta në sheshe sot, po ka një turmë njerëzish të verbër që mendojnë po kaq mbrapsht sa fjalët e këtij komenti, e prandaj edhe ndjekin pas foltoren e fallxhoren, që hedhin gurin e fshehin dorën sepse e dinë që nuk dalin dot në krye të turmës laramane, pasi nuk i sheh dot me sy shumica dërrmuese e popullit! Sa për shkuljen, maksimumi që mund të shkuli ajo turmë janë pemët, dritat dhe pllakat e bulevardit, se kane dhënë prova që këto i shkulin, po duhet të jesh vërtetë pa asnjë moral e arsye njerëzore, që të jesh një turme e tillë, e cila për turpin e këtij vendi, të këtij populli, të këtij kombi, bën sot protesta politike si në asnjë vend tjetër të NATO-s e të Europës, ku protestohet kundër luftës në Ukrainë“, shprehet kryeministri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll