Aktualitet

Ndërron jetë aktori fitues i çmimit ‘Oscar’, William Hart

14 Mars 2022, 05:55 Nga DOSJA
Ndërron jetë aktori fitues i çmimit ‘Oscar’,

SHBA– Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori i njohur hollivudian William Hart. Vdekjen e tij e ka njoftuar i biri duke bërë të ditur se aktori ndërroi jetë një javë para ditëlindjes së tij.

Siç tregon ai, aktori vdiq i qetë në shtëpi nga shkaqe natyrore: “Familja Hurt mban zi për vdekjen e William Hurt, babait të dashur dhe aktorit fitues të Oskarit, i cili vdiq më 13 mars 2022, një javë para ditëlindjes së tij të 72-të. Ai vdiq i qetë, me familjen në krah, nga shkaqe natyrore”.

Hert fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në një rol kryesor në vitin 1986 për “Kiss of the Spider Woman”, në të cilin ai luajti një burrë homoseksual që ndante një qeli me një të burgosur politik në Brazil. Kjo u pasua nga tre nominime të tjera për Oscar për aktorin më të mirë për “Children of a Lesser God” dhe “Broadcast News” dhe për aktorin më të mirë dytësor për “A History of Violence”.

I lindur në vitin 1950, Hert studioi teologji në universitet, por dashuria e tij e madhe ishte aktrimi, ndaj u regjistrua në Shkollën Juilliard në vitin 1972. Pas një sërë rolesh të vogla, ai fitoi rolin e tij të parë madhor në filmin “Altered States” të Ken Russell-it dhe më pas thrilleri erotik ” Nxehtësia e trupit “, me protagonist Kathleen Turner.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore showbiz cmimet oscar vdes aktori amerikan william hart cmimet oscar vdes aktori amerikan william hart

Sondazh

Poll