Art&Argëtim

“I vura flakën banesës së fqinjit”/ Rezart Veleshnja: E ndeza fitilin me furnelë

14 Mars 2022, 06:01 Nga DOSJA
“I vura flakën banesës së fqinjit”/ Rezart Veleshnja:

TIRANË– Aktori i njohur Rezart Veleshnja tregoi mbrëmjen e kaluar në emisionin “Dola te Ola”, prapësirat e bëra në fëmijëri. Aktori tregoi se ka qenë një fëmijë i “prapë”, i cili shpeshherë ka vënë në vështirësi prindërit e tij. Rezarti tregoi rastin kur ishte zënë me një djalë më të madh se ai në lagje, dhe më pas aktori së bashku me të vëllanë i vunë flakën shtëpisë së tij.

‘Isha 7-8 vjeçar, dhe pas zënkës me fqinjin shkoi te vellai, i cili asokohe pëlqente të bënte shigjeta me hark. Realizuan shigjetat me hark dhe i vendosën fitila nga furnelat e asaj kohe. Dy goditjet e vëllait rezultuan të pasuksesshme, unë godita shenjë, duke djegur gardhin e shtëpisë së djalit dhe kuzhinën në të cilën ndodheshin divanet, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi.‘- tha aktori.

Ai rrëfeu se më pas zotëria e shtëpisë kishte kapur babanë e Rezartit, i cili ia kishte mohuar duke u shprehur se çunat i kishte të mirë, por që sigurisht pasi kishte shkuar në shtëpi i kishte dhënë aktorit dënimin që meritonte.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz rezart veleshnja rezart veleshnja

Sondazh

Poll